Mar. Sht 1st, 2026

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në 5 minuta

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha

Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe daljet po realizohen brenda pak minutash. Të dhënat tregojnë se situata është e qetë dhe nuk raportohet për kolona të gjata të automjeteve.

Në pikat Bërnjak, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Vërmicë, pritjet lëvizin kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.

Ndërkaq, në Dheu i Bardhë, Globoqicë, Hani i Elezit, Muçibabë dhe Stanqiq, koha e pritjes është rreth 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën në pikat kufitare, ndërsa qytetarët që udhëtojnë mund të kalojnë kufirin pa vonesa të konsiderueshme.

Postime të Ngjashme