E hënë (03.08.2026)
Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet nga 31°C deri në 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.
Rajoni ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, duke sjellë temperatura paksa më të larta, të cilat janë normale për këtë periudhë të verës.
Moti sot, e hënë 03 gusht 2026

