Kosovë
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta priten kryesisht në zonat malore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë Celsius.
“Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë”, thuhet në njoftim.
Kështu, gjatë ditës priten kushte përgjithësisht të qëndrueshme atmosferike, me mot të ngrohtë dhe kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat do të jenë më të pranishme rreth relievit malor.
Parashikimi i IHMK-së tregon se temperaturat do të mbeten relativisht të larta edhe në ditët në vijim, me të premten që pritet të sjellë temperatura maksimale deri në 34 gradë Celsius.
Shqipëri
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike. Moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë dhe vranësirat të pakta deri mesatare më të theksuara në lindje e juglindje kryesisht në orët e mesditës.. Temperatura me e ulet 17, ndersa me e larta 37 grade celcius.Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim -jug me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonat luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri ne 15m/s.Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
Maqedoni e Veriut
Me diell dhe shumë nxehtë, me vranësira të pakta deri në mesatare, lokalisht. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila në disa vende përgjatë luginës së Vardarit do të forcohet herë pas here.Temperatura me e ulet 13 ndersa me e larta 39 grade ceclius.
Në Shkup, mot me diell dhe shumë nxehtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

