Sht. Gus 8th, 2026

Moti Sot, e enjte 06 gusht 2026

KOSOVË

Do të vazhdojë moti me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13°C dhe 17°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 38°C. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.
Kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore.

SHQIPËRI

Ditën e enjte vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Temperatura me e ulet 17 ndersa me e larta e dites 38 grade celcius.Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

MAQEDONI E VERIUT

Me diell dhe shumë nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për reshje afatshkurtra shiu dhe paraqitje të rralla të bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura Minimale 11°C

Temperatura MAKSIMALE 39°C

Postime të Ngjashme