Deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se dyert e sallës plenare janë të mbyllura dhe nuk po hapen për mbajtjen e seancës së orës 22:30, të thirrur nga kjo parti, së cilës iu bashkuan edhe partitë e tjera opozitare.
“Siç e patë, dyert e sallës ku sonte do duhej të konstituohej Kuvendi i Kosovës, janë të mbyllura. Janë të mbyllura përkundër faktit që ne si grup parlamentar e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin e seancës së konstituimit të Kuvendit të Kosovës, po ashtu edhe Administratën e Kuvendit me kohë me shkrim, por siç shihet salla është e mbyllur”, deklaroi Tahiri

