Enj. Tet 15th, 2026

MIT dhe Banka Evropiane e Investimeve diskutojnë avancimin e projekteve strategjike infrastrukturore

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, priti në takim delegacionin e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), të kryesuar nga zëvendëspresidenti, Robert de Groot.

Gjatë takimit u diskutua për projektet strategjike rrugore dhe hekurudhore, mundësitë e reja të bashkëpunimit, si dhe përshpejtimin e realizimit të investimeve infrastrukturore.

Ministria bën me dije se theks i veçantë iu kushtua përfshirjes së projekteve hekurudhore të Kosovës në Rrjetin Transevropian të Transportit (TEN-T), me synim forcimin e sigurisë rajonale, zhvillimin ekonomik dhe ndërlidhjen e Kosovës me tregjet evropiane.

“Palët u pajtuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit, me fokus konkretizimin e projekteve të reja dhe avancimin e atyre që janë në realizim” thuhet në njoftim të MIT-së.

Postime të Ngjashme