Mar. Tet 6th, 2026

MASH: Mësimi më 6 tetor zhvillohet normalisht, paralajmërohet kujdes ndaj njoftimeve të rreme

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se nuk ka vendim për anulimin e mësimit më 6 tetor.

MASH-i ka paralajmëruar qytetarët që të mos bien pre e njoftimeve të pavërteta që po qarkullojnë lidhur me anulimin e procesit mësimor.

Ministria ka sqaruar se mësimi do të zhvillohet sipas planit dhe ka kërkuar që informacionet zyrtare të merren vetëm nga kanalet e saj të komunikimit.

Përhapja e njoftimeve të rreme është cilësuar si shqetësuese, ndërsa MASH-i ka bërë thirrje për kujdes dhe verifikim të informacionit para se ai të shpërndahet më tej.

MASH-i u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe qytetarëve që të mos e shpërndajnë materialin e rremë dhe për informacione t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të ministrisë.

Postime të Ngjashme