Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, për shkak të protestës dhe masave të përkohshme për menaxhimin e qarkullimit, mund të ketë vonesa dhe pengesa të përkohshme në transportin publik.
Sipas njoftimit të Komunës, linjat e autobusëve që kalojnë në pjesët e prekura mund të mos realizohen sipas orarit të rregullt, duke shkaktuar vonesa në qarkullim.
Nga Komuna kanë kërkuar mirëkuptim dhe durim nga qytetarët deri në normalizimin e qarkullimit, ndërsa kanë bërë të ditur se ekipet përkatëse po e përcjellin situatën nga afër dhe do të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit, sa herë që kushtet e qarkullimit e mundësojnë.
“Ju lutemi të planifikoni lëvizjet tuaja, duke marrë parasysh vonesat e mundshme”, thuhet në njoftim.

