Mar. Tet 6th, 2026

Burim Ramadani dorëzon kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut për rastin e auditorit të përgjithshëm

Nënkryetari i Aleancës, Burim Ramadani, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Aleancës, pas dorëzimit të kallëzimit penal, Ramadani ka thënë se Haxhiu ka shkelur ligjin me vendimin për propozimin e Vlorës Spancës për një mandat tjetër si auditore e përgjithshme.

Sipas Ramadanit, më 2 shtator 2026, Haxhiu ka nxjerrë vendimin për propozimin e Spancës pa konkurs të hapur dhe pa intervistim nga një komision i pavarur, procedura që, sipas tij, përcaktohen me ligj.

Ai ka thënë se me këtë vendim janë shkelur dispozitat e nenit 4 të ligjit për auditorin e përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, përkatësisht paragrafët 4.4, 4.5.2 dhe 4.9.

Ramadani ka deklaruar se Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes, e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare për t’i mundësuar një personi përfitim të kundërligjshëm.

“Ligji është mbi të gjithë! Askush nuk duhet të keqpërdorë pozitën zyrtare!”, thuhet në reagimin e publikuar nga Aleanca.

Postime të Ngjashme