Sht. Nën 14th, 2026

Limaj kërkon mbështetjen e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se duhet të mbështetet projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se përmes tij mund të përmirësohen disa padrejtësi që, sipas tij, i janë bërë Kosovës.

Limaj tha se ligji i propozuar nuk është ndër më të mirët, por mundëson adresimin e çështjeve që deri më tani nuk janë trajtuar.

“Unë besoj se duhet të mbështet Ligji për ndryshim për Specialen që është paraqitur. Ky ligj që unë e kam parë nuk është prej më të mirëve, por me këtë ligj shumë gjëra mund të bëhen që s’janë bërë deri më tani. Ka padrejtësi aty që i janë bërë Kosovës, me fillu prej këtij ligji e mi përmirësu”, ka deklaruar Limaj.

Ai është shprehur i habitur dhe i shokuar me zhvillimet e fundit rreth këtij procesi, përfshirë votimin, mosvotimin dhe rikthimin e çështjes në procedura të mëtejshme.

“Çka kemi parë ditët e fundit, unë jam edhe i shokuar me këto zhvillime, votimi, mosvotimi, kthimi edhe sjellja që po bëhet jam i habitur. Por, shpresoj që ky ka me ndryshua”, ka thënë Limaj.

Postime të Ngjashme