Hën. Nën 2nd, 2026

Kuvendi mblidhet të enjten, pritet të shqyrtohen tri projektligje

Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten në ora 12:00.

Në mesin e pikave të propozuara për seancën e radhës janë shqyrtimi i parë i tri projektligjeve, projektligjit për agjencinë e menaxhimit të emergjencave, projektligjit për regjistrimin e bujqësisë dhe projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Deputetët pritet të shqyrtojnë edhe raportin e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2025. Në rend dite janë paraparë gjithashtu propozimet e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe Listës Serbe për zëvendësimin ose emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Postime të Ngjashme