Hën. Nën 2nd, 2026

Kryetari i Gjykatës Administrative mbajti një ligjëratë informuese me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Pejës

Kryetari i Gjykatës Administrative të Kosovës, Kreshnik Kaçiu, mbajti ligjëratë informuese me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”.

Në kuadër të ligjëratës, studentët u informuan lidhur me organizimin institucional të gjykatës, fushëveprimin dhe kompetencat në trajtimin e çështjeve administrative, me theks të veçantë në rolin e saj në mbrojtjen gjyqësore të të drejtave dhe interesave të qytetarëve.

Gjatë bashkëbisedimit me studentët u theksua rëndësia e drejtësisë administrative në garantimin e mbrojtjes juridike dhe në ushtrimin e kontrollit gjyqësor në fushën administrative, në përputhje me kompetencat dhe legjislacionin në fuqi.

Në këtë aktivitet, i pranishëm ishte edhe dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit të Pejës, prof. dr. Petrit Nimani, i cili tha se kjo ligjëratë do të i shërbejë si mundësi studentëve që të thellojnë njohuritë teorike lidhur me drejtësinë administrative.

Bashkëpunimi me Fakultetin Juridik të Universitetit të Pejës synohet të vazhdohet dhe të avancohet edhe më tutje, në të ardhmen.

Duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet akademike, transparencën institucionale, informimin e publikut dhe avancimit të edukimit juridik, për studentët e rinj, Gjykata Administrative do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në të ardhmen. Për këto qëllime, tashmë janë mbajtur ligjërata informuese me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe atë të Mitrovicës.

Postime të Ngjashme