Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij boksieren Donjeta Sadiku, pas medaljes së artë të fituar në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, të cilën e cilësoi si një sukses historik për sportin kosovar.
Sipas Kurtit, Donjeta i ka thënë se medaljen e artë ia ka dedikuar Kosovës, ndërsa ai e falënderoi për punën, përkushtimin dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit në arenën ndërkombëtare.
Në takim mori pjesë edhe trajnerja e saj, Marjola Sallauka. Kurti bëri të ditur se ato tashmë kanë nisur përgatitjet për Kampionatin Evropian që mbahet muajin e ardhshëm, ndërsa bashkë diskutuan edhe për synimet drejt Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

