Mër. Gus 12th, 2026

Kurti perseri Letër liderve politik

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sërish iu ka dërguar letra krerëve të partive opozitare, duke kërkuar sërish takime dhe diskutime për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e presidentit.

Burime pohojnë se Kurti dje iu drejtua liderëve opozitarë përmes platformave telefonike, duke kërkuar një takim të përbashkët për të diskutuar situatën aktuale politike në vend.

Qëllimi i këtij takimi do të ishte shqyrtimi i mundësisë për arritjen e një marrëveshjeje politike, e cila do t’i hapte rrugë tejkalimit të ngërçit institucional dhe do të shmangte një proces të ri zgjedhor.

Letra e dërguar i parapriu situatës së tensionuar sot në Kuvend, ku shumë deputetë të PDK-së dhe Aleancës u përplasen me disa deputetë të LVV-së.

Të parët kërkuan hapjen e Kuvendit dhe mbajtjen e seancave, teksa të fundit thonë se fillimisht duhet të ketë marrëveshje politike.

Postime të Ngjashme