Mar. Sht 1st, 2026

Kurti, për situatën në LDK: Njoftim negativ, nuk mund të ndërmarr asgjë pa u takuar sërish me Abdixhikun

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar përpara medieve lidhur me takimin e mbajtur me grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti tha se grupi parlamentar i LVV-së mirëpriti emrin e kandidatit konsensual për president, Bekim Sejdiu, raporton IndeksOnline.

“Unë isha shumë i lumtur që mbështetja ishe e plotë nga të gjithë deputetët e grupit tonë parlamentar për profesor Bekim Sejdiun, si president i ardhshëm i Republikës së Kosovës. Natyrisht që kjo mbledhje ishte në dijeni të zhvillimeve të orëve të fundit, ku në njerën anë ishte shpresëdhënës qëndrimi i kryesisë së LDK-së, për mëbshtetje të plotë të profesor Sejdiut. Mirëpo, më pas patëm edhe këtë njoftimin negativ që 6 nga 18 deputetë të LDK-së nuk e mbështesin profesor Sejdiun, për president. Kjo është një situatë e re që kërkon që në njërën anë, unë të takohem përsëri me kryetarin e LDK-së, dhe në anën tjetër që të kthehem në kryesinë e LVV-së, për ta diskutuar rrugën e re që duhet ta ndjekim përpara”.

Sipas tij, sjellja e 6 deputetëve të LDK-së është absurde dhe e papërgjegjshme. Ai vlerëson se një sjellje e tillë “e paarsyeshme dhe e panevojshme” do të sillte zgjedhje të panevojshme dhe të dëmshme

Postime të Ngjashme