Hën. Pri 27th, 2026

Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja

Kryeministri Albin Kurti ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës, ku ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partia e tij, për diskutim lidhur me çështjen e presidentit.

Kurti e nisi fjalën e tij me afatin kushtetutes që është drejt fundit, duke i përmendur zgjedhjet e reja.

“Sot kemi mbërritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Dështimi e dërgon vendin në zgjedhje të reja, që do të ishin të pestat me radhë prej 16 muajve. Pra pothuajse çdo stinë të vitit do të kishim zgjedhje. Zgjedhjet e reja do të frenojnë punën e Qeverisë.”

Ai tha se Vetëvendosje nuk ka ikur nga përgjegjësia asnjëherë.

“Akuzat se VV ikën nga përgjegjësia nuk janë të vërteta. Nuk ka pasur as në mars të vitit 2021, as në shkurt të këtij viti, asnjë vonesë, asnjë ngurrim dhe asnjë shmangie ën marrjen e përgjegjësive për të qeverisur. Kjo është e matshme dhe e verifikueshme.”

Postime të Ngjashme