Mar. Maj 26th, 2026

Kupa e Botës i sjell Kosovës vendin e parë në paraglajd

Në serinë e dytë të Paragliding Accuracy Kupa e Botës, që u mbajt në Maqedoninë e Veriut, Lisjeta Thaqi realizoi një tjetër paraqitje duke triumfuar me vendin e parë në kategorinë e femrave.

Lisjeta me qetësi, saktësi dhe performancë të nivelit elitar, arriti të lërë pas emrat më të mëdhenj të sportit, duke ngritur flamurin e Kosovës në majat e sportit botëror. Ky triumf është rezultat i punës së palodhshme, përkushtimit dhe profesionalizmit që ajo po dëshmon vazhdimisht në çdo garë ndërkombëtare.

Ndërkohë, në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë me pilotët më të mirë të botës, rezultate të shkëlqyera arritën edhe pilotët tjerë kosovarë, Migjen Shala u rendit në vendin e katërt në renditjen e përgjithshme, derisa Fanol Shala dhe Lisjeta Thaqi ndanë vendin e pestë në botë.

Kosova po vazhdon të prodhojë kampionë që po sfidojnë dhe mposhtin elitën botërore.

KosovaPress

Postime të Ngjashme