Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot e hënë, më 26 tetor, me fillim nga ora 11:00, në sallën C-301, për të diskutuar për caktimin e rendit të ditës për seancën plenare të radhës dhe çështje të tjera parlamentare.
Një nga pikat kryesore të diskutimit do të jetë propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës, ku parashihet shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Në rend dite janë përfshirë edhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Po ashtu, deputetët pritet të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Në fund të mbledhjes, Kryesia do të shqyrtojë edhe propozime dhe kërkesa të tjera.

