Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar këtë të hënë për fitoren e koalicionit shqiptar në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar rezultatin si një fitore të bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.
Në mesazhin e tij, Begaj thekson se rezultati zgjedhor duhet të shërbejë si një mundësi për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe për t’i dhënë fund diskriminimit.
Postimi i plotë:
Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.
Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit.
Shume urime!

