Mër. Maj 13th, 2026

Kreu tejkalim të rrezikshëm, ndëshkohet shoferi gjilanas

Një shofer në Gjilan është gjobitur nga policia, pasi i njëjti më 3 maj kishte kundërshtuar rregullat e trafikut duke kryer një tejkalim të parregullt duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Sipas policisë, veprimi i kundërligjshëm është dokumentuar edhe përmes pamjeve video të realizuara nga qytetarët, ku shihet momenti i tejkalimit të rrezikshëm në rrugë.

Njoftimi:

Me datë 03.05.2025 vozitësi i automjetit Golf me targa vendore, në kundërshtim me ligjin mbi rregullat e trafikut rrugor nr. 08/L-186, ka kryer një tejkalim të parregullt duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Veprimi i kundërligjshëm është dokumentuar edhe përmes pamjeve video të realizuara nga qytetarët, ku shihet momenti i tejkalimit të rrezikshëm në rrugë.

Pas pranimit të pamjeve Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme operative, me ç’rast është arritur identifikimi i vozitësit ndaj të cilit është shqiptuar gjobë konform legjislacionit në fuqi.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë rrugore, fton qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe inkurajon raportimin e sjelljeve të rrezikshme në rrugë në stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Postime të Ngjashme