Die. Maj 17th, 2026

Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qytetarëve po u zbehet shpresa për një jetë me dinjitet

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar gjendjen ekonomike në Kosovë.

Përmes një postimi në facebook, Musliu-Shoshi tha se Kosova po përballet me mungesë zhvillimi, varfëri dhe largim të të rinjve nga vendi.

Ajo iu referua të dhënave të International Monetary Fund për vitin 2026, duke thënë se renditja e Kosovës ndër vendet më të varfra në Evropë është pasojë e mungesës së rezultateve dhe vizionit qeverisës.

“Një popull nuk lodhet nga sakrifica. Lodhja vjen kur sakrifica nuk shpërblehet me shpresë.Kur një vend i vogël si Kosova renditet sot ndër më të varfrit në Evropë sipas të dhënave të FMN-së për vitin 2026, kjo nuk është thjesht statistikë ekonomike.

Është tregues i humbjes së drejtimit, i mungesës së zhvillimit dhe i një qeverisjeje që më shumë ka prodhuar arsyetime sesa rezultate.Paradoksi bëhet edhe më i rëndë kur Kosova renditet pas një Ukraine që vazhdon të jetojë nën hijen e luftës. Ndërkohë, tek ne, rinia vazhdon të largohet, familjet luftojnë çdo ditë me çmimet dhe qytetarëve po u zbehet besimi se mund të ndërtohet jetë me dinjitet në vendin e tyre.

Kosova meriton më shumë. Qytetarët meritojnë një shtet që punon, zhvillon dhe hap rrugë për qytetarin e vet, jo një shtet që stagnon ndërsa të tjerët ecin përpara”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Kliko ketu per postimin e plote

Postime të Ngjashme