Pre. Tet 9th, 2026

Kosova dhe Franca diskutojnë investimet në rrugë dhe hekurudha

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Frédéric Deshayes, atashe për bashkëpunim në kuadër të përfaqësisë franceze.

Sipas njoftimit, diskutimet u përqendruan te projektet strategjike infrastrukturore, me theks të veçantë në zhvillimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor të Kosovës.

Një tjetër temë e trajtuar ishte bashkëpunimi me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD), e cila është partnere në mbështetjen e projekteve zhvillimore.

Ministri Basha ritheksoi përkushtimin për thellimin e partneritetit me Francën, duke e cilësuar atë si një aleate dhe partnere të rëndësishme të Republikës së Kosovës.

Postime të Ngjashme