Pre. Maj 15th, 2026

Kos: 2026-ta mund të jetë moment i mundësive evropiane për Kosovën

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimi Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se viti 2026 mund të shënojë një moment të rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës, duke bërë thirrje për stabilitet institucional dhe bashkëpunim politik në vend.

Pas takimit të zhvilluar sot në Prishtinë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Kos ka falënderuar Kurtin për pritjen e ngrohtë, ndërsa ka vlerësuar mbështetjen e qytetarëve të Kosovës për integrimin evropian.

“88% e qytetarëve të Kosovës besojnë në perspektivën evropiane të vendit. Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi thirrjes së tyre për të intensifikuar punën në çështjet ekonomike, në përparimin demokratik dhe në reformat”, ka shkruar ajo.

Komisionarja evropiane theksoi se Kosova mund të përfitojë nga një momentum i ri në raport me Bashkimin Evropian, por sipas saj kjo kërkon unitet politik dhe stabilitet afatgjatë institucional.

“Viti 2026 mund të jetë një moment i mundësive evropiane për Kosovën. Kjo kërkon që forcat politike të bashkohen dhe të gjejnë stabilitet institucional afatgjatë”, deklaroi Kos.

Pleased to be in Pristina today and meeting caretaker Prime Minister @albinkurti. Thank you for the warm welcome.

88% of Kosovo’s people believe in the country’s European perspective. We are ready to answer their call to intensify the level of work on economic issues, on… pic.twitter.com/kqTUSDZ6zt

Marta Kos (@MartaKosEU) May 15, 2026

Postime të Ngjashme