Pre. Maj 15th, 2026

Hoxhaj reagon pas tensioneve në Skenderaj

Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Skenderaj, duke kritikuar ashpër mënyrën e veprimit të qeverisë në detyrë dhe përdorimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës për atë që ai e cilësoi si “spektakël force” dhe “teatër politik”.

Përmes një reagimi publik, Hoxhaj tha se Kosova nuk mund të qeveriset përmes provokimeve, frikësimit të qytetarëve dhe përdorimit politik të institucioneve shtetërore.

“Kosova nuk mund të qeveriset me spektakle force, me provokime dhe me përpjekje për frikësim të qytetarëve. Shteti nuk është vegël elektorale e askujt dhe Policia e Kosovës nuk duhet të përdoret për skenarë partiakë”, deklaroi Hoxhaj.

Ai u ndal edhe te aksioni i njësive speciale në Skenderaj, duke thënë sd propaganda politike e pushtetit doli në pah.

“Dërgimi i njësive speciale në zemër të Skenderajt për një intervistim që përfundoi me procedurë të rregullt, e nxori zbuluar gjithë propagandën dhe teatrin politik të pushtetit”, u shpreh ai.

Hoxhaj paralajmëroi se gjuha e tensionit dhe përçarjes politike mund të ketë pasoja për vendin, duke shtuar se qytetarët nuk bien pre e propagandës.

“Kush mbjell urrejtje, tension dhe përçarje për interesa pushteti, duhet ta dijë se një ditë do ta korrë pikërisht atë që ka mbjellë. Qytetarët e Kosovës janë më të mençur se propaganda dhe më të vendosur se çdo përpjekje për destabilizim politik”, përfundoi Hoxhaj.

Kliko ketu per postimin e plote

Postime të Ngjashme