Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar në lidhje me shpalljen e konkursin për kryeprokuror të shtetit.
Haxhiu përmes një postimi në facebook u shprehë se ky veprim i Këshillit Prokurorial të Kosovës rikthen mundësinë për një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë.
“Përshëndes shpalljen e konkursit për kryeprokuror të shtetit. Ky veprim i Këshillit Prokurorial të Kosovës rikthen mundësinë për një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë.
Është me rëndësi që i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë të paanshme, të besueshme dhe larg çdo ndikimi politik apo interesi të ngushtë, në mënyrë që në krye të Prokurorisë së Shtetit të zgjidhet kandidati më kompetent dhe me integritet të lartë profesional.
Besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë ndërtohet pikërisht përmes proceseve të drejta, transparente dhe të bazuara në meritokraci”, ka shkruar Haxhiu

