Mar. Kor 7th, 2026

Konjufca: Kosova mbetet e angazhuar maksimalisht për avancimin e rrugës evropiane

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka folur për rëndësinë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të marrë vëmendjen e merituar.

Ai ka thënë se Kosova është e angazhuar për avancimin e rrugës evropiane.

Konjufca kështu është shprehur pas takimit që ka zhvilluar me eurodeputetin Riho Terras, Raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për Kosovën.

“Ai theksoi rëndësinë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të marrë vëmendjen e merituar, duke i hapur rrugë avancimit drejt statusit të vendit kandidat dhe negociatave për anëtarësim. Republika e Kosovës mbetet e angazhuar maksimalisht për avancimin e rrugës evropiane, thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian dhe përmbushjen e hapave të nevojshëm drejt integrimit të plotë në BE”, është shprehur Konjufca thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Zëvendëskryeministri Konjufca vlerësoi rolin e Parlamentit Evropian në mbështetjen e aspiratave evropiane të Kosovës dhe e falënderoi Terras për angazhimin e tij në raport me zhvillimet në vendin tonë.

Postime të Ngjashme