Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka quajtuar “të neveritshme” deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila ka thënë se ajo “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën” nëse do të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviq, në vitin 1999.
Sipas Ëilson, komentet e zyrtares së lartë dëshmojnë se Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë ofertën e Beogradit për të organizuar takimin vjetor të vitit 2027.
“OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, jo për të ringjallur tensionet etnike”, tha ai, transmeton KosovaPress.
Kujtojmë se deklaratat e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës erdhën gjatë një emisioni për Kuririn serb,.
KosovaPress ka raportuar për deklaratat fashiste të saj, ndërsa prej atëherë kanë reaguar edhe akterë politikë në rajon e më gjerë.
Ndërkaq, të enjten e javës së kaluar (16 korrik 2026), është dorëzuar edhe kërkesa zyrtare për shkarkimin e saj nga pozita e ministres në Serbi.

