Kompania e 2-të Manovruese e Batalionit Hungarez të Rezervës Taktike të KFOR-it ka zhvilluar një stërvitje me helikopterë në Kosovë, në bashkëpunim me paqeruajtësit zviceranë.
“Gjatë stërvitjes, ushtarët hungarezë mësuan dhe praktikuan procedurat për dislokim dhe operim së bashku me helikopterët transportues Super Puma të Forcave Ajrore Zvicerane”, thuhet në njoftim.
KFOR-i ka theksuar rëndësinë e stërvitjeve të përbashkëta ndërkombëtare për mbështetjen e paqeruajtësve në detyrat e tyre të përditshme.
“Aktivitete të tilla janë thelbësore për mbështetjen e paqeruajtësve në detyrat e tyre të përditshme, duke rritur aftësinë e tyre për transport të shpejtë të trupave dhe ridislokim efektiv, si dhe duke siguruar bashkëpunim të pandërprerë me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet më tej në njoftimin e KFOR-it.

