Mar. Nën 10th, 2026

KFOR-i trajnon ushtarët hungarezë për përballimin e sulmeve me mjete ndezëse

Ushtarët e kompanisë hungareze në kuadër të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar ushtrime për përballimin e kërcënimeve me mjete ndezëse të improvizuara, përfshirë koktej molotovi.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë trajnimit janë demonstruar procedurat për tejkalimin e frikës nga flakët, si wdhe përdorimi i duhur i mburojave për mbrojtjen nga lëndimet e shkaktuara nga lëngjet e djegshme dhe mjetet shpërthyese.

KFOR-i bën të ditur se përmes këtij trajnimi ushtarët kanë avancuar aftësitë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të tilla, si individualisht, ashtu edhe në kuadër të njësive.

Sipas misionit, këto ushtrime synojnë të ruajnë gatishmërinë dhe aftësinë e trupave për t’u përballur me skenarë të ndryshëm të sigurisë.

Postime të Ngjashme