Sht. Kor 11th, 2026

Këshilli Studentor monitoron provimin pranues në Fakultetin e Mjekësisë: Procesi u zhvillua me transparencë dhe korrektësi

Përfaqësuesit e Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë kanë marrë pjesë sot në monitorimin e procesit të provimit pranues për maturantët, në bashkëpunim me stafin akademik dhe menaxhmentin e fakultetit.

Sipas njoftimit, procesi i testimit është zhvilluar në mënyrë të rregullt, transparente dhe të drejtë, duke respektuar standardet akademike dhe duke garantuar trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët.

Këshilli Studentor u ka uruar suksese të gjithë maturantëve që iu nënshtruan provimit pranues, duke shprehur pritjen për publikimin e rezultateve dhe mirëpritjen e gjeneratës së re të studentëve që do t’i bashkohet Fakultetit të Mjekësisë.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot, përfaqësuesit e Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë morën pjesë në monitorimin e procesit të provimit pranues për maturantët, në bashkëpunim me stafin akademik dhe menaxhmentin e fakultetit.

Procesi u zhvillua në mënyrë të rregullt, transparente dhe të drejtë, duke respektuar standardet akademike dhe duke garantuar barazi për të gjithë kandidatët.

U shprehim urimet tona më të sinqerta të gjithë maturantëve që iu nënshtruan provimit pranues, duke u dëshiruar shumë suksese. Me padurim presim publikimin e rezultateve dhe mirëpresim gjeneratën e ardhshme të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Shprehim falënderimin tonë për stafin akademik për angazhimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij procesi. Një mirënjohje e veçantë i takon menaxhmentit të Fakultetit të Mjekësisë për organizimin profesional, koordinimin dhe udhëheqjen e suksesshme të procesit të provimit pranues, duke siguruar që ai të zhvillohej në përputhje me standardet më të larta të transparencës, korrektësisë dhe integritetit akademik.

Postime të Ngjashme