Enj. Maj 21st, 2026

KEK: Nuk ka rrezik për punëtorët gjatë punimeve modernizuese në “Kosova B”

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se gjatë realizimit të punimeve në kuadër të projektit për modernizimin e njësive gjeneruese në Termocentralin Termocentrali Kosova B, janë ndërmarrë masa standarde parandaluese lidhur me trajtimin e materialeve izoluese të identifikuara në zonën e punimeve.

Sipas njoftimit të KEK-ut, në kuadër të procedurave parandaluese janë marrë mostra nga ekspertë gjermanë për analiza profesionale. Po ashtu, është kërkuar edhe mbështetja e ekipeve të specializuara të Forca e Sigurisë së Kosovës për verifikime shtesë profesionale dhe respektim të standardeve më të larta të sigurisë.

KEK ka theksuar se nuk është evidentuar asnjë rrezik dhe se nuk ka punonjës të lënduar apo të prekur në aspektin shëndetësor.

“KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese dhe mbrojtëse për punëtorët dhe mbarëvajtjen e sigurt të aktiviteteve”, thuhet në njoftim.

Tutje, korporata ka ritheksuar përkushtimin ndaj sigurisë së punonjësve dhe informimit transparent të publikut gjatë realizimit të projekteve modernizuese.

Kliko ketu per postimin e plote

Postime të Ngjashme