Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, doli para protestuesve të cilët e nisën protestën para kësaj ministrie në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për pezullimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.
Por, prania e saj nuk u mirëprit nga disa protestues, të cilët i thanë asaj se doli aty për të provokuar masën.
Disa të tjerë u dëgjuan t’i thoshin Pacollit: “Hiqe vendimin e kërko falje”!
Disa prej tyre folën nën tensione me të duke i kërkuar anulimin e menjëhershëm të vendimit e më pastaj të ulen e të bisedojnë.
Njëri nga protestuesit i tha se ajo nuk mund ta ruajë tokën e tij më shumë se vetë ai.
“Ti prej Prishtinës do të ma ruash tokën time më shumë se unë a. S’mundesh me rujt tokën time më shumë se unë. Marre duhet me të ardhë në çfarë gjendje ke ardhë”, i tha protestuesi Pacollit.

