Pre. Kor 31st, 2026

Katër persona me armë hyjnë në banesë dhe marrin stoli e telefona

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një banesë në Prishtinë, ku pesë persona kanë raportuar se janë sulmuar nga katër persona të dyshuar.

Sipas raportimit, më 30 korrik, viktimat – një grua dhe katër burra – kanë qenë në banesën e tyre kur kanë dëgjuar zilen e derës. Pasi e kanë hapur derën, katër persona kanë hyrë brenda dhe, nën kërcënimin e armës, u kanë marrë telefonat dhe stolitë që i kishin me vete.

Gjatë incidentit, dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.

“Prishtinë 28.07.2026 – 19:45. Me 30.07.2026 pesë viktimat, një femër dhe katër meshkuj, kanë raportuar se deri sa ishin në banesën e tyre, ka rënë zilja dhe pasi kanë hapur derën, katër persona kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armës u kanë grabitur telefonat dhe stolitë që kishin në vlerë. Dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranu

Postime të Ngjashme