Hën. Tet 19th, 2026

Katër persona arrestohen në Korishë për gjueti të kundërligjshme, sekuestrohen tri armë

Katër persona janë arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit, nën dyshimin për gjueti të kundërligjshme dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas raportit të Policisë, rasti është regjistruar më 18 tetor, rreth orës 10:05. Dy nga të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa dy të tjerët shtetas të Shqipërisë. Ata janë hasur duke zhvilluar gjueti të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit të veturës së tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar tri armë gjahu, qen gjuetie dhe një fazan të vrarë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

“Fsh. Korishë, Prizren 18.10.2026, 10:05. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë pasi që të njëjtit janë hasur duke zhvilluar gjueti të kundërligjshme. Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar tri armë gjahu, qen gjuetie si dhe një shpend (fazan i vrarë). Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.

Postime të Ngjashme