Enj. Sht 17th, 2026

Kabashi-Ramaj emocionohet teksa flet për verdiktin e Hagës: “Bashkëndjejmë me familjet e çlirimtarëve”

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka reaguar me emocione pas shpalljes së verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo tha se bashkëndjen me familjet e të dënuarve, veteranët dhe të gjithë ata që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës.

“Bashkëndjejmë me familjet e çlirimtarëve, me gjithë qytetarët, me veteranët, me gjithë djemtë dhe vajzat që kanë luftuar për çlirimin e vendit tonë. Kemi pasur një luftë të drejtë dhe do të sigurohemi që e gjithë bota mbarë të vazhdojë ta mbajë të tillë. Nuk kam ndonjë koment më shumë”, tha Kabashi-Ramaj para mediave.

Postime të Ngjashme