Mar. Tet 6th, 2026

Jo vetëm Albulena Haxhiu, VV i drejtohet përsëri Kushtetueses!

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale, në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin e ri sot.

Kjo kërkesë është nënshkruar nga deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, në emër të 31 deputetëve.

“Kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet kompetencave kushtetuese të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të Presidentit të Republikës së Kosovës, në lidhje me ushtrimin e kompetencave presidenciale të domosdoshme për vazhdimësinë institucionale dhe procesin zgjedhor pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore të ushtrimit të detyrës së Presidentit, në mbështetje të nenit 113(3)(1) të Kushtetutës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese.

Në kërkesën e bërë ajo ka kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.

Postime të Ngjashme