Mar. Sht 29th, 2026

‘’Jo në emrin tim’’, sonte nata e 14-të e protestës

Gjatë mbrëmjes së sotme do të organizohet protesta e radhës nën moton ‘’Jo në emrin tim’’.

Kjo është nata e 14-të e protestës pas vendimit të Gjykatës Speciale kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta nis në ora 21:00.

Theksojmë se ditën e djeshme Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Deklarata u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa teksti i saj u harmonizua nga të gjitha grupet parlamentare shqiptare dhe u votua me 99 vota pro.

Postime të Ngjashme