Sht. Pri 18th, 2026

Java e 29-të e Superligës nis sot me dy ndeshje interesante

Sot nis java e 29-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje tejet interesante,
Në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, zhvillohet derbi mes Llapit dhe Prishtinës.

Skuadra nga Podujeva po lufton për mbijetesë, pasi ka 32 pikë dhe renditet në vendin e shtatë, derisa ajo nga kryeqyteti renditet në vendin e tretë , më 43 pikë.

Ndeshja tjetër zhvillohet mes dy skuadrave që synojnë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, mes Ferizajit dhe Prishtinës së Re.

Ferizaji renditet e teta me 32 pikë, pesë më shumë se Prishtina e Re që është e fundit në tabelë

Postime të Ngjashme