Die. Kor 19th, 2026

Ja gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar publikon të dhëna për pritjet në kufij për hyrje dhe dalje nga Kosova.

Pasi mërgimtarët kanë nisur të vijnë në Kosovë, është rritur edhe koha e pritjes në pika kufitare.

Sipas përditësimit të fundit në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” pritja është deri në 40 minuta, teksa kolona është 60-70 metra.

Në “Vërmicë” pritja në kufij është 10-15 minuta. Në “Bërnjak” 5-10 minuta, ndërsa në pika tjera sillet nga 3 deri në 10 minuta.

Postime të Ngjashme