ILMIHALI I ZGJERUAR
(Botimi i dytë)
Autorë: Ali Zaimi, Resul Rexhepi, Jusuf Zimeti
Shtëpia Botuese “Dituria Islame” ka nderin t’jua prezantojë sërish “Ilmihalin e Zgjeruar”, tashmë në botimin e tij të dytë, i cili vjen pas pritjes së jashtëzakonshme dhe interesimit të madh që ngjalli botimi i parë.
Ky libër paraqet një përmbledhje të qartë, të sistemuar dhe të argumentuar të bazave të besimit islam dhe të dispozitave kryesore të adhurimit, duke trajtuar me kujdes çështjet e akides, namazit, agjërimit, zekatit dhe haxhit. I hartuar nga një grup autorësh dhe ekspertësh të tri institucioneve islame shqiptare, ky botim synon të ofrojë një udhërrëfyes të besueshëm dhe të unifikuar për njohjen dhe praktikimin e fesë islame sipas traditës së medhhebit hanefi.
Rëndësia e këtij libri qëndron në faktin se ai ndihmon besimtarët të thellojnë njohuritë e tyre fetare, të kuptojnë drejt parimet e Islamit dhe t’i zbatojnë ato në jetën e përditshme. Me gjuhë të qartë dhe qasje bashkëkohore, “Ilmihali i Zgjeruar” mbetet një nga botimet më të rëndësishme të literaturës islame në gjuhën shqipe.
Të interesuarit mund ta sigurojnë këtë botim gjatë Panairit të Librit në Prishtina 2026, si dhe në Librarinë “Dituria Islame” në Prishtinë.
“Ilmihali i Zgjeruar” është një libër i domosdoshëm për çdo familje myslimane, një udhërrëfyes i sigurt drejt njohjes së drejtë të fesë dhe praktikimit të saj në jetën e përditshme.
ILMIHALI I ZGJERUAR-botim i ri

