Mar. Kor 21st, 2026

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Një person ka humbur jetën mbrëmë në Prishtinë, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka konfirmua për mediat vendore.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Arshi Pipa” në Prishtinë, ku policia ka pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt).

“Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Pllana.

Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, në koordinim me prokurorin e ahtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit.

Postime të Ngjashme