Skuadra e Dinamo Zagrebit ka shënuar fitore 0:2 ndaj Istra 1961, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në elitën e futbollit kroat.
Golat në këtë ndeshje i shënuan: Stojkovic dhe Beljo.
Te goli i dytë, Arbër Hoxha bëri asist.
Hoxha dhuroi një top fantastik te bashkëlojtari i tij, i cili e çoi në rrjetë pa problem.Kujtojmë që sulmuesi shqiptar gjatë këtij sezoni ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asiste me fanellën e Dinamo.

