Mar. Tet 20th, 2026

Hiqni dorë nga këto 15 gjëra për të qenë të lumtur

1. Hiqni dorë nga nevoja për të menduar se gjithmonë keni të drejtë
2. Hiqni dorë nga nevoja për të kontrolluar ndokënd
3. Hiqni dorë nga dëshira për të mbrojtur veten kur keni faj, pra pranojeni fajin me modesti
4. Hiqni dorë nga nevoja për të lavdëruar veten dhe mbrojtur veten pa të drejtë
5. Hiqni dorë nga mendimet se nuk keni mundësi të bëni një gjë
6. Hiqni dorë nga ankesat e shumta
7. Hiqni dorë nga luksi i kritikës ndaj të tjerëve
8. Hiqni dorë nga nevoja juaj për t’iu lënë përshtypje të tjerëve
9. Hiqni dorë nga rezistenca që keni për të ndryshuar
10. Hiqni dorë nga nevoja për klasifikim të të tjerëve
11. Hiqni dorë nga frika e tepruar
12. Hiqni dorë nga arsyetimet
13. Hiqni dorë nga e kaluara juaj
14. Hiqni dorë nga pikëllimi.
15. Hiqni dorë nga te jetuarit sipas dëshirave dhe pritjeve që kanë të tjerët.

Postime të Ngjashme

Diamanti rozë mbretëror që u vodh dhe u gjet brenda një molle, ekspozohet pas 100 vjetëshNjë diamant i rrallë rozë, i njohur si “Grand Condé”, do të ekspozohet në Francë për herë të parë që nga viti 1926, kur u vodh gjatë një grabitjeje në kështjellën historike Château de Chantilly. Guri i çmuar, me peshë nëntë karatësh dhe me formë dardhe, konsiderohet një prej xhevahireve të rralla mbretërore që i mbijetuan Revolucionit Francez. Ai do të qëndrojë i ekspozuar në Muzeun Condé, në Château de Chantilly, deri më 3 janar. Historia e diamantit është po aq e pazakontë sa edhe vlera e tij. Në tetor të vitit 1926, hajdutët hynë gjatë natës në kështjellë dhe e vodhën gurin e çmuar, të cilin më pas e fshehën brenda një molle të zgavruar. Diamanti u zbulua disa javë më vonë, në rrethana të pazakonta. Një shërbëtore e uritur, në hotelin ku po qëndronin hajdutët, kafshoi mollën dhe hasi në gurin e çmuar, duke zbuluar kështu vendin ku ishte fshehur. Drejtori i muzeut, Mathieu Deldicque, deklaroi se, megjithëse historia mund të duket e pabesueshme, ajo ishte raportuar gjerësisht në gazetat e kohës. Ekspozimi i diamantit vjen në një kohë kur institucionet kulturore evropiane janë përballur me grabitje të bujshme, përfshirë vjedhjen e bizhuterive në Muzeun e Luvrit në Paris. I pyetur nga CNN për rreziqet e mundshme të ekspozimit të një objekti kaq të rrallë, Deldicque nuk bëri të ditur shumën për të cilën është siguruar diamanti, por theksoi se janë kryer studime të gjera shkencore për të përcaktuar karakteristikat e tij dhe për ta identifikuar në mënyrë unike. Përveç diamantit, ekspozita përfshin rezultate të analizave shkencore dhe materiale arkivore të papublikuara më parë, të cilat hedhin dritë mbi historinë e tij dhe grabitjen që ndodhi gati një shekull më parë.