Mar. Tet 20th, 2026

Haxhiu pret në një takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së: SHBA-ja mbetet aleati ynë strategjik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë a.i. të Ambasadës së SHBA-së, znj. Wylita Bell.

Sipas njoftimit për media në takim u diskutua për prioritetet dhe punën që e pret kuvendin në legjislaturën e njëmbëdhjetë, tashmë që institucionet e vendit janë të kompletuara, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet amerikane.

Më tej thuhet se Haxhiu falënderoi znj. Bell për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës ndër vite.

“SHBA-ja mbetet aleati ynë strategjik, ndërsa partneriteti ynë me të është thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës”, tha Haxhiu.

Postime të Ngjashme