Mar. Tet 6th, 2026

Përveç Messit nga Argjentina pensionohet edhe Otamendi: Mbyllet një pjesë e madhe e jetës sime!

Nicolas Otamendi ka zhvilluar stërvitjen e fundit me Kombëtaren e Argjentinës, duke i dhënë fund një kapitulli të rëndësishëm të karrierës së tij me “Albicelesten”.

Mbrojtësi 38-vjeçar, i cili do të pensionohet nga Kombëtarja, ndau disa fotografi nga stërvitja e fundit në qendrën stërvitore të Argjentinës dhe shoqëroi ato me një mesazh emocionuesë:

“Ndërsa shikoja fushën, më erdhën në mendje të gjitha kujtimet: hapat e parë, vështirësitë, gëzimet, lotët, fitoret dhe humbjet. Çdo cep dukej sikur ruante një histori”, shkroi Otamendi.

“Me Kombëtaren përfundon një stërvitje, por mbyllet edhe një pjesë e madhe e jetës sime. Ishte një nga nderet më të mëdha të jetës sime”, shtoi ai.

Otamendi iu drejtua edhe Lionel Messit, i cili gjithashtu pritet t’i japë lamtumirën Argjentinës: “Ishte privilegj të isha pjesë e historisë tënde, o i vogli”.

“Deri përgjithmonë, Kombëtare. Faleminderit për gjithçka”, përfundoi mbrojtësi.

Kujtojmë që nesër Argjentina luan ndaj Beninit, ndeshje kjo që zhvillohet nga ora 1:00 pas mesnates me orën tonë lokale.

Postime të Ngjashme