Mar. Tet 6th, 2026

Sulmet me molotov në pronat e Ramiz Kelmendit, Prokuroria e Pejës: Po punojmë, deklarimet shtesë, mund të dëmtojnë hetimet

Dy mjete shpërthyese janë hedhur në mëngjesin e djeshëm, njëri në shtëpinë dhe tjetri në Deponë në Zahaq, prona të biznesmenit të njohur kosovar dhe politikanit Ramiz Kelmendi në Pejë.

Rasti ishte raportuar nga Sigurimi i ‘Elkos Group-Etc’ tek organet e rendit, ndërsa Njësitet relevante të Policisë Rajonale kishin dalur në lokacionet e vend ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit.

Për rastin ka folur edhe sot Prokruroria Themelore e Pejës.

Shkodran Nikçi – Zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, i tha ‘RADIO 1’ se hetimet po zhvillohen intensivisht, mirëpo në këtë fazë çdo informacion shtesë mund ti dëmtojë ato.

“Për momentin nuk kemi diçka më shumë se dje që mund ta ndajmë me publikun. Sapo të kemi informacione të reja, do t’ju njoftojmë.

Nuk mund të deklarohemi më shumë për rastin, pasi çdo informacion shtesë mund të dëmtojë hetimet që janë duke u zhvilluar.” -deklaroi për ‘RADIO 1’, Shkodran Nikçi – Zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

Tutje Nikçi shtoi se rasti është duke u trajtuar nga Departamenti i Krimeve të Përgjithshme.

Postime të Ngjashme