Aktivisti Çlirim Haziri, duke folur në protestën para Qeverisë së Kosovës, u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë ligjin për Dhomat e Specializuara.
Haziri ka deklaruar se në rast se ligji nuk votohet, nuk do të gjejnë paqe.
“Nuk do të ketë fushatë për ju, nuk do të ketë tubime për ju. Do t’ju ndjek si hije, sepse kush luan me themelet e këtij kombi nuk ka për të gjetur paqe asnjëherë. Zgjedhja është e juaja: ose votoni ligjin sot dhe e lani faqen tuaj, ose dilni në zgjedhje me vulën e turpit”, ka thënë Haziri.
Ai ka shtuar se protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Sheshet e Kosovës do t’i keni kundër sot e përgjithmonë”, ka deklaruar Haziri.

