Mër. Maj 20th, 2026

Haxhiu tregon çfarë fiton Kosova me njohjen amerikane të AKA-së?

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sonte në Gala Mbrëmjen e organizuar me rastin e njohjes së Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

U.D. Presidentja Haxhiu, në fjalën e saj para të pranishmëve ka thënë se është kënaqësi të jem me ju sonte, të shënojmë bashkërisht një arritje të rëndësishme për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

Një arritje, që sipas U.D. Presidentes Haxhiu, jep besueshmëri punës akademike në vendin tonë, që e forcon besimin në institucionet tona dhe e vendos Kosovën denjësisht në hartën ndërkombëtare të cilësisë në arsim.
“Njohja e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është arritje e madhe për institucionet tona, për universitetet tona, për profesorët, për studentët dhe për secilën familje, që e sheh arsimin si udhën më të ndershme drejt përparimit”, citohet Haxhiu nw komunikatw.

Postime të Ngjashme