Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
“Diskutuam edhe për projektligjet që lidhen me Planin e Rritjes dhe rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar për shqyrtimin e tyre të mirëfilltë dhe miratimin brenda afateve të parashikuara”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, biseduam për përparësitë legjislative të Kuvendit dhe rolin e tij në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Theksova përkushtimin për të çuar përpara reformat përmes dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.
Diskutuam edhe për projektligjet që lidhen me Planin e Rritjes dhe rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar për shqyrtimin e tyre të mirëfilltë dhe miratimin brenda afateve të parashikuara.
E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe shpreha gatishmërinë për ta zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin tonë.

