Mar. Sht 1st, 2026

Haxhiu: Dakordimi i sotëm për presidentin, hap drejt funksionalizmit të institucioneve

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidentin.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se dakordimi i sotëm është hap i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të institucioneve.

Reagimi i plotë:

E mirëpres marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për President të Republikës.

Dakordimi i sotëm është një hap shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.

Tani është me rëndësi që ky proces të përmbyllet në Kuvend, me përgjegjësinë që kërkon momenti dhe interesi i Republikës.

Postime të Ngjashme